Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, mungojnë shumë ‘yje’

Futboll

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, mungojnë shumë ‘yje’

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Pavarësisht fitores së thellë 5-1 nuk ka vend për ‘yjet’ e Real Madridit në formacionin më të mirë të javës në Champions League.

Portali i njohur “Goal.com” ka publikuar 11-shen që la gjurmë gjatë xhiros së tretë për fazën e grupeve në kompeticonin më të rëndësishëm evropian.

Ajo që bie në sy është mungesa e Cristiano Ronaldos, ndërsa si qendërsulmues është pozicionuar ‘ylli’ i Besiktasit, Aboubakar i cili ditën e djeshme shënoi dopjetën në fitoren në transfertë 3-2 përballë Napolit.

Arsenali, CSKA Moscow dhe Bajerni i Mynihut përfaqësohen me nga dy lojtarë, ndërsa Barcelona, Porto, Atletico, Juventus dhe Besiktas përfaqësohen respektivisht me nga 1 lojtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat