Guardiola përjetoi ferrin në Barcelonë! Mustafi me Arsenalin dërrmuan bullgarët

Futboll

Guardiola përjetoi ferrin në Barcelonë! Mustafi me Arsenalin dërrmuan bullgarët

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 22:43
Messi

Barcelona, Arsenali, Bayerni, PSG, shumë të fortë për skuadrat kundërshtare. Skuadra e Barcelonës triumfoi me rezultat 4:0 në ballafaqim me Manchester Cityn, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League. Pep Guardiola me Manchester Cityn pësuan humbje të thellë në Camp Nou. Guardiola u gjunjëzua nga ish skuadra e tij, Barcelona, me të cilën kishte fituar shumë trofe në të kaluarën.

Në minutën e 17-të, Messi kaloi në epërsi Barcelonën. Ai doli i vetëm dhe mashtroi portierin duke e fërfëlluar topin në rrjetë. Gjërat për Manchester Cityn u vështirësuan edhe më shumë kur portieri Bravo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 53-të. Bravo doli jashtë vijës së 16-shit dhe e ndali topin me dorë, kjo i kushtoi me përjashtim. Në pjesën e dytë, Messi tregoi formë të jashtëzakonshme dhe kompletoi het-trik-un.

Image

Ai në minutën e 61-të ngriti epërsinë në 2:0 pas asistimit të Iniestës dhe pas tetë minutave (69') sërish shënoi, kësaj here asistoi Suarez. Në minutën e 74-të baraspeshohen forcat në terren, pasi Mathieu i Barcelonës u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Neymar lëshoi mundësinë të thelloi epërsinë në minutën e 87-të, pasi që u tregua i pasaktë nga penalltia. Pas dy minutave Neymar shënon për fitoren bindëse 4:0.

Image

Arsenali tregoi forcën e tij, duke e deklasuar ekipin bullgar, Ludogorets me rezultat 6:0. Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi si zakonisht titullar për Arsenalin, shijoi këtë fitoren bindëse. Golat i shënuan: Sanchez (12'), Walcott (42'), Oxlade-Chamberlain (46') e Ozil (56', 83' e 87'). Bayerni nga Munihu arkëtoi tri pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 4:1 PSV-ën. Muller (13'), Kimich (21'), Lewandowski (59'), Robben (84')shënuan për Bayernin dhe për mysafirët: Narsingh (41').  Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, luajti standard për Baselin, por u kthyen duarthatë nga Parisi. PSG shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Baselit. Autorë të golave janë:Di Maria (40'), Lucas (62') e Cavani (90+3').

Image

Grupi A

PSG-Baseli 3:0 (1:0)

Arsenali-Ludogorets    6:0 (2:0)

 

Tabela

1.Arsenali      3     2     1     0     7

2.PSG    3     2     1     0     7

3.Basel  3     0     1     2     1

4.Ludogorets 3     0     1     2     1

 

Grupi B

Napoli-Besiktas 2:3 (1:2)

Dinamo (K)-Benfica 0:2 (0:1)

 

Tabela

1.Napoli 3     2     0     1     6

2.Besiktas     3     1     2     0     5

3.Benfica      3     1     1     1     4

4.Dinamo (K) 3     0     1     2     0

 

Grupi C

Barcelona-Manchester City 4:0 (1:0)

Celtic-Monchengladbach    0:2 (0:0)

 

Tabela

1.Barcelona   3     3     0     0     9

2. Manchester City      3     1     1     1     4

3.Monchengladbach    3     1     0     2     3

4.Celtic  3     0     1     2     1

 

 

Grupi D

Bayern-PSV  4:1 (2:1)

Rostov-Atletico 0:1 (0:1)

 

Tabela

1.Atl. Madrid 3     3     0     0     9

2.Bayern 3     2     0     1     6

3.PSV    3     0     1     2     1

4.Rostov 3     0     1     2     1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat