Cili futbollist shqiptar u vlerësua me notën më të mirë në Serie A?

Futboll

Cili futbollist shqiptar u vlerësua me notën më të mirë në Serie A?

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:45
Frederik Veseli në aksion

Tre futbollistë shqiptarë u aktivizuan këtë javë në Serie A italiane, ndërkohë. Kuqezinjtë që zbritën në fushë, secili nga 90 minuta të plota, ishin portieri Etrit Berisha për Atalantën, dhe mbrojtësit e djathtë Frederik Veseli dhe Elseid Hysaj, përkatësisht për Empolin dhe Napolin. Gazetat italiane sportive, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” kanë bërë vlerësimin e tyre për çdo futbollist të Serisë A në këtë javë duke iu caktuar nga një notë për paraqitjet e dhuruara. Etrit Berisha është vlerësuar me notën 6.5 në takimin Fiorentina-Atalanta 0:0, ku portieri shqiptar bëri një ndeshje mjaft të mirë duke kryer disa pritje shumë vendimtare, raporton panoramasport. Frederik Veseli gjithashtu ëshë vlerësuar pozitivisht në debutimin e tij në Serie A gjatë takimit Genoa-Empoli 0:0. Ai ka marrë notat 6.5 dhe 6 nga specialistët e dy të përditshmeve prestigjioze. Ka zhgënjyer me paraqitjen e tij këtë javë mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj teka ekipi i tij u mposht në shtëpi 1:3 nga Roma. Hysaj ka marrë vlerësim me notat 5.5 dhe 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat