Chelsea super, Conte leksion Ranierit

Futboll

Chelsea super, Conte leksion Ranierit

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 22:26

Tre gola ndaj Leicester në një tjetër derbi italian të stolave në Premier League me Conten që triumfon ndaj Ranierit. Chelsea dominoi gjerë e gjatë ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, përfundoi 3-0 një ndeshje pa shumë histori si futboll, por një histori të bukur e dhuruan Diego Costa dhe Eden Hazard që pas shënimit të golave festuan duke formuar me gishta germën W, një dedikim ndaj shokut të skuadrës Willian, e ëma e të cilit humbi jetën pas një sëmundje të rëndë.

Chelsea dominuar që në pjesën e parë, një skuadër agresive sipas modelit të Conte-s  me Pedro e Hazard pak më të tërhequr në krahasim me Diego Costën. Është pikërisht spanjolli ai që në minutën e 7 firmos kolin e 1-0 pas fintes së Matic duke shfrytëzuar përgjumjen e mbrojtjes së Leicester.

Ndeshje e vuajtur për Foxes me shtyllën e goditur nga Luiz në minutën e 28 konfirmon meritat e Chelseat që gjeti golin e dytë në minutën e 33 me Hazard që u gjend përballë Scheikel, dribloi dhe portierin danez për të festuar.

Në pjesën e dytë shihet një Leicester disi më luftarak por pa mundur të bëjë ndonjë gjë të mëdha, hyn në lojë dhe Chalobah dhe është e tija fintja në kombinimin e kërkuar nga Mosses me nigerianin që shënon dhe golin e tretë

Ranieri në stol nuk është aspak i qetë, pasi Leicestyeri është një skuadër krejt tjetër nga ajo që në 15 majin e kaluar u prit në Stamford Bridge me duartrokitjet për të festuar fitimin e titullit. Kanë kaluar 5 muaj dhe muzika ka ndryshuar. Për Leicester është disfata e katërt radhazi në transfertë në kampionat, ka barazuar rekordin negativ të Blackborn në 1995-1996 kur e niste atë sezon si kampion në fuqi, “dhelprat” duhet të mendojnë për të mbijetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat