Trepça ’89 nuk ndalet, lider i ri në elitë

Futboll

Trepça ’89 nuk ndalet, lider i ri në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:56
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica nuk ndalet në elitën e futbollit. Në pesë ndeshjet e fundit ka po aq fitore dhe si rrjedhojë e kësaj marrin edhe kreun e renditjes në Vala Superligën e Kosovës. Mitrovicasit në vatër të tyre shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Hajvalisë, në ndeshjen e javës së tetë.   Në minutën e 25-të, mitrovicasit patën mundësi të kalojnë në epërsi, por gjuajtja e Fiton Hajdarit u ndalë nga shtylla e djathtë. Në minutën e 28-të, Hajvalia pati rast për të kaluar në epërsi, por sulmuesi Filim Guraziu qe i pafat, i cili i vetmuar nuk shënoi, pasi që Ilir Izmaku largoi topin nga vija e portës. Në minutën e 72-të, John John me kokë shënon pas rrëmujës së krijuar në zonë dhe 1:0. Humbja e rëndë për Hajvalinë dhe fitore e madhe për ’89-shit. Trajneri Veton Çitaku nuk prek përtokë nga gëzimi, sepse as vetë nuk e ka pritur këtë ecuri fantastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat