Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica ka folur pas humbjes ndaj Ukrainës 3:0. Rashica ka thënë se atyre u mungoi fati edhe në pranimin e golave por edhe në shënimin e tyre.
“Po na mungon finalizimi i golave. Prej kundërsulmeve pësuam. Mirëpo ne patëm përsëri raste dhe bëmë lojë të mirë. Na mungoi fati”, ka thënë Rashica duke shtuar, “Nuk kemi shënuar mirëpo nuk është se nuk kemi pasur raste. Besoj se po na mungon fati edhe koncentrimi në momentet e fundit”, ka përfunduar Rashica.