Portieri i Lihtenshtajnit Jehle: Shqiptarët më shurdhuan veshët, kameramanët...

Futboll

Portieri i Lihtenshtajnit Jehle: Shqiptarët më shurdhuan veshët, kameramanët...

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 tetor 2016 Në ora: 19:58
Peter Jehle

Është minuta e 72 dhe shumica e 6000 tifozëve shqiptarë në Rheinpark shpërthejnë mjetet piroteknike. Portieri i Lihtenshtajnit, Peter Jehle është vetëm disa metra larg nga tifozat Kuq e Zi, shkruan blick.ch.

“Ata bënin shumë zhurmë, aq sa më shurdhuan timpanin e veshit,” tha portieri, përcjell botasot.info. “Kjo nuk duhet të ndodhte dhe është ekstremisht e rrezikshme! Kameramanët, të cilët, qëndronin pas meje u larguan dhe nuk u kthyen kurrë, si pasojë e tifozëve shqiptarë. Gjest i papranueshëm.”


FIFA ka marrë ankesat dhe Federatën Shqiptare mund ta presë dënimi i radhës, pas ndeshjes kundër Maqedonisë që u gjobit me rreth 50.000 euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat