Liverpool kërkon yllin e Interit

Futboll

Liverpool kërkon yllin e Interit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:45
Geoffrey Kondogbia

Drejtues të klubit të Liverpoolit kanë hyrë në bisedime me skuadrën e Interit për të marrë shërbimet e mesfushorit, Geoffrey Kondogbia.

Klubi britanik dëshiron me çdo kusht huazimin e francezit i cili ende nuk po adaptohet me lojën e zikaltërve, shkruan “WebCalcio”.

Kondogbia nënshkroi me klubin italian nga Monaco në vitin 2015 për 35 milionë euro, por me ardhjen e teknikut holandez Frank De Boer gjërat vetëm se janë vështirësuar.

Pritet që agjentët britanikë të zhvillojnë bisedime për të huazuar në janar, Kondogbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat