Juventusi mposht Empolin në pesë minuta

Futboll

Juventusi mposht Empolin në pesë minuta

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 15:53
Juve

Juventus “kërcen” tango kundër Empolit, me Dybalan dhe Higuainin, që i japin 3 pikë pas një fitoreje me 3 gola bardhezinjve, që ruajnë kryesimin në Serinë A. Pasi shpërdoroi pa fund në pjesën e parë, Juventus zgjidhi ndeshjen në fraksionin e dytë, ku në pesë minuta shënoi 3 herë duke marrë fitoren e radhës.

Dybala ishte ai që hapi siparin e golave në minutën e 65-të, ndërsa dy minuta më pas ishte Higuan që realizoi dhe golin e 2-0.

Empoli pa e marrë ende veten nga goli i 2-të pësoi dhe të tretin me Higuain që u konfirmua si lideri i sulmit të bardhezinjve duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat