Rashica shkakton penallti!

Futboll

Rashica shkakton penallti!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2016 Në ora: 13:29
Milot Rashica

Vitesse arkëtoi tri pikë të mëdha që nuk maten as me ari në përballje me Groningen-in.  Skuadra ku luan reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Groningen-it, në takimin e javës së 8-të. Futbollisti nga Vushtrria u paraqit standard deri në minutën e 46-të, duke dhënë kontributin e tij në këtë fitore sa të vështirë por shumë të rëndësishme të skuadrës së tij. Baker në minutën e 44-të e Leerdam në atë të 76-tën shënuan për vendasit dhe Hoesen (4’) nga penalltia për mysafirët. Në fakt, Rashica u ndëshkua me karton të verdhë në këtë takim pikërisht në minutën e 4-të, pasi shkaktoi penallti, duke pasur një prekje të lehtë ndaj lojtarit rival. Vitesse aktualisht është në vend të gjashtë me 13 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat