Real Madrid skuadra që vrapon më pak në Champions

Futboll

Real Madrid skuadra që vrapon më pak në Champions

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 00:19
Real Madrid

3 barazime rradhazi në 3 ndeshjet e fundit mes La Ligas dhe Champions-it janë një sinjal i qartë se Reali i Madridit nuk po kalon momentin e tij të mirë. Ndeshje pas ndeshjeje Zinedine Zidane u kujton futbollistëve të tij se duhet të lënë lëkurën në fushën e lojës, por kjo nuk po ndodh dhe nëse u hedhim një sy statistikave situata bëhet vërtetë alarmante. Ajo që duhet të bëjmë është të vrapojmë, të vrapojmë dhe të vrapojmë deklaroi trajneri francez i Los Blancos përpara finales së Championsit ndaj Atleticos sezonin e kaluar por mesa duket në këtë edicion lojtarët e Realit kanë harruar pikërisht të vrapojnë.

Pas 2 raundeve të para në grupet e Champions League, kampionët në fuqi të Europës janë skuadra që kanë vrapuar më pak nga 32 ekipet pjesëmarrëse. Në dy ndeshjet përballë Sportingut të Lisbonës dhe Borussias së Dortmundit futbollistët e Realit që kanë zbritur në fushë kanë vrapuar vetëm 176 kilometra me një mesatare prej 8 km për lojtar gjatë një ndeshjeje. Përsa i përket skuadrave që kanë vrapuar më shumë kryeson Tottenhami e ndjekur nga Borussia Moenchengladbach, Napoli, Atletico e Madridit dhe Cska e Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat