Drenica pa Azem Bejtën! ’89-shi në presion të lojës!

Futboll

Drenica pa Azem Bejtën! ’89-shi në presion të lojës!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2016 Në ora: 19:36
Pamej nga një ndeshje

Tri ndeshje zhvillohen sot (Trepça-Feronikeli, Liria-Hajvalia, Drenica-Trepça ’89), dy nesër (Prishtina-Ferizaj, Llapi-Besa) dhe një të premten (Drita-Gjilani) dhe secila ka rëndësinë e saj. Pa dyshim se ndeshja më interesante do të zhvillohet nesër (në orën 15.00) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në mes Drenicës dhe Trepçës ’89, pa e lënë anash edhe atë në ‘Adem Jashari’ në mes skuadrës me renome Trepçës dhe Feronikelit, kampion në fuqi.  Veton Çitaku prej se e ka marr timonin e Trepçës ’89 ka tri fitore rresht dhe synon edhe të katërtën në Skenderaj. Drenica ka disa mungesa, si Azem Bejtën e Altin Merlakun, por gjithsesi kërkon trepikëshin. Pas javës së 6-të, ’89-shi renditet në vend të dytë me 15 pikë, ka pesë më shumë se Drenica që pozicionohet e pasta në klasifikim. Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, është në formë të mirë, dëshmia më e mirë është se të dielën që e lamë pas realizoi het-trik në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt vendas. Arifaj shpreson në tri pikë të reja dhe të përmirësojnë edhe më shumë renditjen në klasifikim. Granit, në Ferizajt shënuat tri gola, është një frymëzim për ju para ndeshjes me Trepçën '89? “Jo vetëm për mua por për gjithë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat