Edhe futbollisti i ri 19 vjeç, mbrojtësi, Agon Xhaka, produkt i Shkollës së futbollit të FC Prishtina është avancuar me nënshkrimin e kontratës dy vjeçare. Prezent me rastin e nënshkrimit të kontratës profesionale ishte drejtori sportiv dhe shefi i shtabit teknik, Lutz Lidemann si dhe ndihmëstrajneri dhe trajneri i juniorëve, Mentor Miftari, bëhet e ditur nga faqja e FC Prishtina.