Fabregas: Nuk kam menduar ta braktis Chelsean

Futboll

Fabregas: Nuk kam menduar ta braktis Chelsean

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 08:33
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas ka rikonfirmuar përkushtimin e tij ndaj Chelseat, në kohën kur po flitet vazhdimisht për largimin e tij.

Mesfushori spanjoll nuk është zgjedhja e parë në formacionin e Antonio Contes, ndërsa gjatë verës është lidhur me shumë klube, duke përfshirë Juventusin dhe Real Madridin.

“Asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga Chelsea. Madridi? Ndoshta ka pasur telefonata, ndoshta jo, por nuk mendoj për t’u larguar”.

“Thashethemet se po largohem apo po e ofroj veten te klubet tjera, po më lodhin… Sipas tyre, unë dua të shkoj te 20 skuadra të ndryshme”.

“Unë jam vetëm një lojtar. Do të vazhdoj të konkurroj këtu. Po të mendoja se nuk jam aq i mirë për të luajtur në këtë skuadër, do të isha larguar, por jam i lumtur këtu”, kë deklaruar Fabregas për Cadena COPE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat