Ironia e Mourinhos: Futbolli është plot me “Einstein”

Futboll

Ironia e Mourinhos: Futbolli është plot me “Einstein”

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 00:50
Jose Mourinho

Jose Mourinho u jep një “shuplakë” kritikëve që bënë përgjegjës portugezin për tri humbjet radhazi brenda një jave të Manchester United, me City-n në derbi me Fejnoordin në Europa League dhe me Watfordit në javën e 5-të të Premier Leagues. Pas fitores 3-1 me Northampton në Kupën e Ligës, 53-vjecari me stilin e tij unik, ironizoi ata që e kanë sulmuar në këtë fillim sezoni, duke i quajtur “Einstein” të futbollit.

“E di që bota është plot me “Einstein”. Këta “Einstein” provuan të fshinin 16 vite të karrierës sime dhe të eliminonin historinë e pabesueshme të klubit për tre rezultate negative. Por kjo është e reja e futbollit që është mbushur me “Einstein”.”

Mourinho më pak i siguroi tifozët e “Djajve të Kuq” se rezultatet nuk do të mungojnë, ndaj ata duhet të jenë si gjithmonë në krah të skuadrës.

“Unë e kuptoj shumë mirë që fansat janë të zhgënjyer me rezultatet e javës së kaluar. Por unë jam i sigurtë se në ndeshjen e shtëpisë me Leicesterit ata do të jenë aty për ta na mbështetur sic kanë bërë gjithmonë.”

Manchester United renditet në vendin e pestë në Premier League në kuotën e 9 pikëve, 6 më pak se Manchester City që kryeson me pikë të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat