Shkëndija me epërsi kapitale

Futboll

Shkëndija me epërsi kapitale

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 12:16
KF Shkëndija

Alimi dhe Radeski shënuan golat në fitoren 0:2 të Shkëndijës në transfertën me Rabotniçkit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija me epërsi kapitale pret ndeshjen e kthimit më 12-të tetor në Tetovë.

Pjesa e parë solli lojë të hapur dhe mundësi shënimi me nga të dyja palët, por rrjetat mbetën të qeta. Zahov ndali në minutën e 7-të tentimin e Emir Sahitit, ndërsa në anën tjetër Alimi goditi skaj portës. Alimi më vonë pati edhe një tentim të pasuksesshëm me kokë, ndërsa Siljanovski hubi mundësinë më të mirë për Rabotniçkin kur në situatë të pastër goditi mbi portë. Dy minuta para fundit të pjesës së parë Totre lëshon një goditje të bukur nga distanca, mirëpo topi ndalet në traversën e portës vendase. Fillimi i pjesës së dytë solli mundësi për Zhuniorin, mirëpo Shishkovski ndali goditjen e tij. Në vazhdim loja ishte e balansuar, ndërsa Shkëndija vazhdimisht kërkonte golin e epërsisë, që erdhi në minutën e 74-t. Alimi vendos të godasë nga distanca, duke shënuar gol të mrekullueshëm për epërsi 0:1. Pesë minuta më vonë tjetër gol për Shkëndijën, pasi paraprakisht Alimi shpërdoroi një mundësi të 100% kur provoi të parabolojë portierin vendas. Hasani pasoi në të djathtë për Todorovskin, i cili pasi depërtoi në thellësi asiston drejt Radeskit që nuk e pati të vështirë vetëm të shtyjë topin në rrjetën e zbrazët për 0:2.

Rabotniçki-Shkëndija 0:2 (0:0)

Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit

Shikues: 1 000

Arbitër: Dejan Jakimovski

Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov

Golashënues: Alimi 74’ dhe Radeski 79’ (Shkëndija)

Rabotniçki: Shishkovski, Mitrev, Sadiki, S. Sahiti (Elmaz 46’), Duranski, Najdenov, Siljanovski, E. Sahiti (Markoski 46’), Naumçevski, Ivanovski, Rasho (Adeshina 78’).

Shkëndija: Zahov, Alimi (Bojku 83’), Cuculi, Ibraimi (Radeski 77’), Totre, Hasani (Haberkorn 83’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç, Menendez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat