Sahiti i Rabotniçkit zgjedh Shqipërinë para Maqedonisë

Futboll

Sahiti i Rabotniçkit zgjedh Shqipërinë para Maqedonisë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 12:42
Emir Sahiti në aksion

Sulmuesi i talentuar nga Kosova që luan për Rabotniçkin e Shkupit, Emir Sahiti, ka bërë me dije se ka pranuar ftesë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare U-19 që drejtohet nga trajneri Adrian Bellai.
“Kam marrë një ftesë nga U19 e Shqipërisë. Jam në pritje të pasaportës shqiptare dhe unë do të luaj për kuqezinjtë. Kam pasur ftesë edhe nga Maqedonia, por kam pranuar të luaj për Shqipërinë. Ndeshjet e Shqipërisë U19 janë me 6, 8 dhe 11 tetor të muajit të ardhshëm dhe do të luajmë me Gjermaninë, Irlandën dhe Gjibraltarinë”, ka thënë për “Lajm”, sulmuesi 17 - vjeçar Emir Sahiti, ndryshe vëllau më i vogël i Suad Sahitit që poashtu luan te Rabotniçki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat