Befasi: Zidane mbron Neymarin

Futboll

Befasi: Zidane mbron Neymarin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 17:38
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka mbrojtur Neymarin, për të cilin ka thënë se nuk provokon gjatë ndeshjes

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur rreth mënyrës së lojës së yllit të Barcelonës, Neymar.

Ai tha se mënyra e lojës së brazilianit nuk është provokim për skuadrën kundërshtare.

“Nuk jam në kokën e Neymarit. Por, nuk mendoj se ai provokon. Të gjithë ata që luajnë futboll mendojnë që ai luan bukur. Ai bënë shumë gjëra që të tjerët nuk mundën dhe ky nuk është provokim”, tha Zidane gjatë konferencës për media. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat