Hajvalia drejt këndelljes

Futboll

Hajvalia drejt këndelljes

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2016 Në ora: 19:44
Shpëtim Babaj në aksion

 

Pas tri humbjeve e një barazimit Hajvalia shijoi fitoren e parë në elitën e futbollit të Kosovës.  Më në fund marrin fund vuajtjet e kësaj skuadre për fitore! Një fitore që iu jep shpresa të mëdha për të vazhduar me rezultate të mira në javët e ardhshme. Fitorja  në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 1:0 është një infuzion i mirë për Hajvalinë, e cila në fundjavë (të shtunën) në konak të vetin do të përballet me Llapin nga Podujeva. Nënkampioni i Kosovës nuk është as hija e edicionit të kaluar të paktën në pesë javët e deritashme, për faktin se nga 15 pikët e mundshme ka arkëtuar vetëm 4 sosh. Humbja në start si mysafir i Ferizajt me rezultat 4:0 ka qenë përvëluese për ekipin, pastaj si vendas mposhtet me 1:0 nga Drenica dhe pastaj pësuan në Kastriot me 3:0 nga Prishtina. Këto ishin tri humbej rresht që e fundosën ekipin, por që gradualisht po e gjen forcë dhe po kthehet në binarë. Pas tri humbjeve fituan pikën e parë si vendas, duke barazuar me rezultat 1:1 me Trepçën nga Mitrovica. Pas pesë javëve vjen gëzimi i parë te Hajvalia kur e mposhtën Dritën dhe falë golit që realizoi futbollisti më përvojë Shpëtim Babaj, i cili qe i saktë nga penalltia. Hajvalia po këndellet, ndërsa Babaj është i matur në këtë aspekt. “Shpresojmë që po këndellemi. Nuk po guxojmë të flasim para kohe, t’ia lëmë kohës”, tha Babaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Babaj tha se kjo fitore është një motiv shtesë dhe që rritë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat