Mourinho gjen fajtorin për humbjen nga Watfordi

Futboll

Mourinho gjen fajtorin për humbjen nga Watfordi

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:33
Jose Mourinho

Manchester United ka pësuar humbjen e dytë rresht në Premier Ligë.

Vazhdon seria e rezultateve negative për ekipin e Jose Mourinhos.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga Watfordi të dielën me rezultat 1:3, dhe për golin e dytë të pësuar nga ekipi i tij, Mourinho fajëson mbrojtësin e krahut të majtë Luke Shaw.

“Në momentin kur Ambrabat pranoi topin, mbrojtësi ynë i krahut të majtë ishte 25 metra larg tij, derisa duhej të ishte vetëm pesë metra larg. Ndonëse ishte aq larg ai duhej që të vraponte dhe të bënte presion, por jo, ai u ndal dhe priste”, ka thënë Mourinho, duke adresuar kritika të ashpra në drejtim të lojtarit.

“Kjo është një sjellje taktike dhe mentale nga ana jonë. Është një gjë e cila nuk mund të perfeksionohet brenda javëve”.

Pas kësaj humbjeje, Manchester United ka rrëshqitur në pozitën e shtatë me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat