Buffon: Interi është pretendent për Scudetto

Futboll

Buffon: Interi është pretendent për Scudetto

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:11
Gianluiggi Buffon

Pas disfatës nga Interi, kapiteni i Juventusit, i sheh ata si një prej kandidatëve për titullin e kampionit.

Interi ia ka shkaktuar disfatën e parë sezonale Juventusit, duke i mundur me rezultat 2:1, në derbin e javës në Serie A.

Sipas Gianluiggi Buffon, zikaltërit kanë fituar me meritë dhe me këtë sukses kanë treguar që mund të luftojnë për Scudetto.

“Interi e ka merituar fitoren, pasi që ka zhvilluar një ndeshje të madhe duke sakrifikuar shumë”, ka thënë Buffon.

“Ndërmjet nesh, Romës dhe Napolit, edhe nerazzurrët kanë një ekip i cili do të synojë titullin”.

“I uroj ata për fitoren”, ka përfunduar portieri i Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat