Zidane lavdëron Jamesin

Futboll

Zidane lavdëron Jamesin

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 08:36
James Rodriguez

Zinedine Zidane ka folur fjalë të mira rreth mesfushorit me tipare sulmuese, James Rodriguez.

Trajneri francez duket se ka ndërruar mendim, duke vendosur t’i japë më shumë kohë të lojës kolumbianit, James Rodriguez.

Inkuadrimi në pjesën e dytë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Sporting Lisbonas, e ka bindur plotësisht francezin.

“James Rodriguez bënë diferencën. Ne e dimë se çfarë tipi i lojtarit është ai dhe se ai do të merr minuta në lojë”, ka theksuar Zidane.

Ndryshe, James u inkuadrua nga banka në minutën e 77-të për të bërë asistimin e golit të fitores për Alvaro Moratan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat