Ferizajt i hasi sharra në gozhdë, Gjilani importoi tri pikë

Futboll

Ferizajt i hasi sharra në gozhdë, Gjilani importoi tri pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2016 Në ora: 17:12
Futbollistët e Gjilanit

Skuadra e Ferizajt pësoi humbjen e dytë radhazi dhe përkeqësoi bilancin, ndërsa Gjilani shënoi fitoren e dytë rresht dhe shkon drejt pjesës së epërme të klasifikimit. Gjilani triumfoi me rezultat 2:1 ndaj ferizajasve, në takimin që u luajt në stadiumin ‘Ismet Shabani’ në Ferizaj.  Muhabi Bushi në minutën e parë shënoi për epërsinë  e ferizajasve, duke dhënë sinjale se mund të bëjnë më të mirën, por kështu nuk iu shkoi në minutat vijues.  Isa Eminhaziri në minutën e 30-të barazoi rezultatin 1:1 dhe futbollisti Betim Haxhimusa shënoi për fitoren e Gjilanit në minutën e 68-të, njëherësh duke i dhënë goditje të rëndë ish-skuadrës së tij.  Ferizajt i hasi sharra në gozhdë, kurse ekipi që drejtohet nga Arbnor Morina importoi tri pikë të merituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat