Rrezik i madh për tensione mes tifozëve

Futboll

Rrezik i madh për tensione mes tifozëve

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:39
Pamje e stadiumit në Shkodër

Rrezik i madh për tensione mes tifozëve në ndeshjen e parë kualifikuese, që Shqipëria e zhvillon kundër Maqedonisë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 5 shtator. Tifozët e Maqedonisë nuk kanë konfirmuar ende se sa do të jenë në numër, ndërkohë që për to kanë nisur të merren masa. Federata Shqiptare e Futbollit ka rezervuar tribunën E5 (një nga pesë tribunat e ndara pas portave) për ta, në stadiumin e rikonstruktuar të kryeqendrës së veriut. Rreth 900 bileta janë rezervuar për tifozërinë mike, ndërkohë që momentalisht nuk ka asnjë sinjal se sa do të jetë numri i mbështetësve të Maqedonisë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Jo vetëm kaq, por FSHF-ja, në bashkëpunim me forcat e rendit, ka rënë dakord që si masë sigurie të bllokohet edhe njëra nga tribunat e veçuara pas portave, duke ditur se antagonizmi i kësaj përballjeje do të jetë i lartë, sidomos në radhët e tifozërive, çka është demonstruar qartësisht edhe në duelet e së shkuarës, sidomos në tokën maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat