Xhaka krahasohet me një francez

Futboll

Xhaka krahasohet me një francez

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:02
Granit Xhaka

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, po tregon paraqitje të mira sidomos fundjavën e kaluar me ekipin e tij, Arsenalit, shijuan fitoren e parë në Premier League, kur si mysafir me rezultat 3:1 e mposhtën Watford-in.  Futbollisti shqiptar po merr lëvdata nga trajneri i tij,  Arsene Wenger madje e ka krahasuar me legjendën franceze Emmanuel Petit. “Ai është një djalosh i cili luan natyrshëm me topit. Ai ngjason pak me Petit në mënyrën se si luan futboll. Atij i pëlqen të jep topa të mirë të gjatë dhe të jetë në dispozicion me qendërmesfushorët tjerë. Besoj se ai ka një përzierje të mirë të topave të shkurtë dhe të gjatë dhe kjo është e rëndësishme për mesfushën tonë. Ne luajmë një lojë të bazuar në pasime të shkurt, por në disa raste me topa të gjatë pasi na jep mundësi të marrim pak frymë dhe krijojmë hapësira”, ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat