Mustafi tregon çfarë bisedoi me Mesut Ozil

Futboll

Mustafi tregon çfarë bisedoi me Mesut Ozil

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:43
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi i kombëtares Gjermanisë, Shkodran Mustafi, tregons we çfarë ka folur me mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil. Shqiptari ka zbuluar se biseda e fundit e mendimeve të tij pro dhe kundër ishte  me shokun e tij të skuadrës në kombëtaren gjermane, Mesut Ozil, para se të jepte autorizimin përfundimtar për kalimin në “Emirates Stadium“. “Nuk e kam parë prej kohësh Perin, sepse ai është larguar nga kombëtarja, por fola me Mesutin. Ai më tha gjithçka që doja të dija. Gjithçka ishte pozitive, kështu që u binda shumë shpejt. Nuk m’u desh shumë kohë”, – ka thënë Mustafi. Gjithmonë e kam dashur Arsenalin, më pëlqen mënyra se si luan skuadra, nuk është lojë tipike angleze. Këtu loja është më tepër si në Spanjë dhe si kombëtarja gjermane, duke mbajtur topin në tokë, kështu që ishte e lehtë për mua që të bindesha”, – tregon Mustafi për “Sky Sports Germany”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat