Mavraj e fillon me fitore, Mehmedi me humbje

Futboll

Mavraj e fillon me fitore, Mehmedi me humbje

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:41
Mavraj me shokë

Skuadra e Koln-it startoi me fitore në Bundesliga I. Ata para shikuesve të vet triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Darmstad-it. Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, tregoi përformancë të mirë në petkun e Koln-it dhe në hapje rrëmbyen tri pikë domethënëse. Golat i shënuan Risse në minutën e 11-të dhe Modeste në atë të 61-të. Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi me Bayer Leverkusenin u kthyen pa pikë nga sfida me Mönchengladbach. Mönchengladbach shënoi fitore me rezultat 2:1, falë golave të Hahn n minutën e 45+1 e Stindi në atë të 79-tën, dhe për mysafirët realizoi Pohjanpalo (79’). Mehmedi u inkuadrua nga minuta e 64-të por të pafat që të kthehen me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat