Shqiptarët me pikë të plota në Kroaci

Futboll

Shqiptarët me pikë të plota në Kroaci

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:20
Muzafer Ejupi

Osijeku në vatër të vet e mposhti me rezultat 2:0 rivalin e vjetër Cibalinë e Vinkovcit (ish-Dinamon), ndërsa Rijeka ishte më e mirë se Slaven Belupo dhe triumfoi me 2:0, në kuadër të javës së 7-të të elitës së futbollit kroat. Sulmuesi shqiptar, Muzafer Ejupi, luajti titullar për Osijekun,  por u ndëshkua  me karton të verdhë në minutën e 76-të. Shqiptari Leonard Zhuta me Rijekën iu gëzuan trepikëshit  të madh. Zhuta u inkuadrua në loja nga minuta e 11-të dhe bëri paraqitje të mirë. Rijeka kryeson me 19 pikë, ndërsa Osijeku mban vendin e tretë me 16 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat