Berisha ikën nga Lazio, por zëvendësohet nga një tjetër shqiptar

Futboll

Berisha ikën nga Lazio, por zëvendësohet nga një tjetër shqiptar

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:15
Etrit Berisha

Etrit Berisha ndodhet pranë largimit nga klubi i Lazios. Ai nuk është ftuar fare në ekip nga trajneri, Simone Inzaghi për ndeshjen ndaj Juventusit, e cila luhet sot në orën 18:00, në kuadër të javës së dytë të Serie A.

Tre portierët e thirrur nga trajneri janë Federico Marchetti, Thomas Strakosha dhe Vargic.

Vendin e Berishës duket se e ka zënë i riu Strakosha, pasi edhe në ndeshjet e kaluara gardiani i kuqezinjve nuk ka pasur rolin e titullarit në formacion.

Berisha gjatë këtij muaji pritet të bëhet me skuadër të re. Ai ka zgjuar interesimin e disa ekipeve, në mesin e tyre është edhe Palermo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat