Futbollisti i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, shënoi golin e parë në petkun e Sunderlandit, por në Kupën e Anglisë. Ai është me i merituari që Sunderland u kualifikua në rrethin e tretë të EFL Cup. Sunderland si vendas shënoi fitorer me rezultat minimal 1:0 ndaj Shrewsbury, që bën pjesë në League One (Liga e Tretë e Anglisë). Në minutën e 83-të, Januzaj shënoi për golin e fitores pas asistimit të Khazrit.
Januzaj nga Manchester Utd u transferua në Sunderland dhe duket se po e gjen veten fort mirë, duke shënuar golin e parë, por në garën për Kupë. Ai pritet të jetë prej futbollistëve që do të luajë rol të madh dhe të avancojë ekipin sa më shumë në garën për Kupë, por edhe në Premier League të shmangen sa më larg skuadrave të pozitës së poshtme. Januzaj me këtë gol në një formë çmend anglezët, sepse po dëshmon se ka potencial të madh.