Kampioni i Kosovës, Hajvalia, synon rezultat pozitiv në ballafaqim e nesër (në orën 20.00) me Apollon Limassolin nga Qiproja, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 1 në Champions League. Pas barazimit me PAOK-un nga Greqia me rezultat 1:1, futbollistet e Hajvalisë janë të mobilizuara për të befasuar edhe skuadrën qipriote. Kjo do te jetë ndeshje shumë e vështirë, por vashat e Hajvalisë janë optimiste së bashku me kryetrajnerin Emin Bajrami, se do të ia dalin edhe në këtë sfidë, e cila vlerësohet si finale para finales. Emin Bajrami tha se kundër PAOK-ut bënë lojë shumë të mirë me përjashtim të një gabimi kur pësuan gol. “Ka qenë lojë shumë e vështirë, sepse siç dihet PAOK-u ka ekip me shumë përvojë. Sipas informatave që kam, ka mbi 30 ndeshje në Champions League. Mirëpo, me punën që kemi bërë në dy javët e fundit, maksimalisht jemi përgatitur në aspektin fizik. Në minutat e parë ishim në presion të jashtëzakonshëm nga PAOK-u. Mbrojtja jonë ishte në nivel të detyrës ashtu si i kam dhënë unë detyrat.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)