Rexhepi me Helsinkin iu afrohen liderit

Futboll

Rexhepi me Helsinkin iu afrohen liderit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 19:25
Lum Rexhepi

Kampioni në fuqi, HJK (Helsinki), pas katër barazimeve e një humbje, iu rikthehet fitoreve në kampionatin finlandez. Helsinki si vendas shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj të fundosuri, PK-35 Vantaa. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Lum Rexhepi, luajti standard për kampionin dhe bëri paraqitje të mirë. Ai u zëvendësua në minutën e 79-të, ndërsa skuadra e tij nga minuta e 27-ë luajti me një futbollist më pak, pasi që Halme u përjashtua nga loja. Driton Shala e Ymer Xhaferi u paraqitën titullarë për PK-35 Vantaa. Shala u zëvendësua në minutën e 67-të, kurse Xhaferi në atë të 80-tën. Ndërkaq, pas 24 jave HJK me 44 pikë mban vendin e dytë, me një pikë më pak se lideri Meriehamn, kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat