Ronaldo: Falë Zidane kam pasur një sezon të mrekullueshëm

Futboll

Ronaldo: Falë Zidane kam pasur një sezon të mrekullueshëm

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:04
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo i jep merita të mëdha trajnerit Zinedine Zidane për formën e tij të mirë.

Aktualisht, Real Madridi është në një seri prej 13 fitoreve rresht në La Liga dhe sipas Ronaldos meritat më të mëdha i takojnë Zidane.

Ylli portugez mendon se Zidane ka ndikuar edhe në paraqitjet e tij individuale, që në fund të sezonit të kaluar u kurorëzuan edhe me trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton KosovaPress.

“Nuk e nisëm mirë sezonin e shkuar”.

“Por me ardhjen e Zidane, gjithçka ndryshoi me një përfundim të lumtur për të gjithë ne”.

“Ai më ka ndihmuar shumë që të zhvilloj një prej sezoneve më të mirë të karrierës ku edhe kam dalur si kryegolashënuesi i Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Ronaldo që është ende duke u rikuperuar nga lëndimi që ka pësuar në finalen e Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat