Petrov fiton luftën me kancerin, Aston Villa nuk i ofron kontratë

Futboll

Petrov fiton luftën me kancerin, Aston Villa nuk i ofron kontratë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 11:53
Stiliyan Petrov

Stiliyan Petrov, ish kapiteni i Bullgarisë dhe Aston Villas, nuk do t’i rikthehet fushës së gjelbër, edhe pse fitoi luftën me kancerin.

Tifozët e Aston Villas nuk do ta shohin sërish në fushë kapitenin e tyre, Stiliyan Petrov. Ky i fundit nuk do t’i rikthehet fushës së gjelbër, edhe pse fitoi luftën me kancerin.

Klubi anglez ka hezituar t’i ofroj kontratë ish reprezentuesit bullgar, edhe pse stërviti me skuadrën në fazën përgatitore në Austri.

Petrov ishte tërhequr nga futbolli në vitin 2013 pasi ishte diagnostifikuar me leukemi akute, por pas tre viteve arrit ta fitoj këtë betejë.

" Kthimi im në futbollin profesionist ka dështuar, por unë do të shpjegojë arsyet në një fazë të mëvonshme", ka deklaruar Petrov.

"Unë jam i lumtur që kam qenë në gjendje të rikthehen dhe të bëjë një para-sezon, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë si duam”, ka thekuar Petrov, i cili tani do t’i përkushtohet familjes.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësin që në të ardhmen të filloj punën si trajner. "Mund të bëhet një menaxher në Bullgari? Sigurisht, por jo së shpejti”, ka theksuar ish anëtari i Celtic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat