Pirlo: Ja pse qeshnim kur Pogba erdhi te Juvja

Futboll

Pirlo: Ja pse qeshnim kur Pogba erdhi te Juvja

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 12:41
Pirlo e Pogba

Andrea Pirlo është shprehur seJuventusi ende është dukeqeshur me Manchester United, për lejimin e Paul Pogba që të largohej nga “Old Trafford” me çmim të ulët dhe të bashkohej me skuadrën nga Torino në vitin 2012. Pirlo thotë se, ndërsa Juventusimund të ketë humbur një lojtar me vlera, bardhezinjtë janë ende duke luftuar të besojnë se arritën ta shesin Pogba për një shifër rekord. “Në seancën e parë të trajnimit, që Pogba pati me Juventusin, lojtarët ishin duke qeshur. Ne nuk qeshnim për ndonjë arsye tjetër, se sa nga mosbesimi i përgjithshëm se ky lojtar, me aftësi aq shumë të dukshme, ishte në gjendje të largohej nga klubi me madhësinë eManchester United për hiçgjë.  Nisur nga kjo, unë mendoj se te Juventusi janë ende duke qeshur. Gjithmonë do ta mbaj mend ditën e parë, që Pogba është trajnuar te Juventusi. Ishte i ri, por ne mund të shihnim fare me lehtësi se kishte aftësi të veçanta”, – tha ai për “Telegraph”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat