Tri skuadra e duan Lenjanin

Futboll

Tri skuadra e duan Lenjanin

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 18:24
Ermir Lenjani

Ermir Lenjanit mund të ndryshojë ambient gjatë verës. St. Ettiene është ekipi që ka nisur interesimin dhe është një nga pistat që shqiptari të mbetet pjesë e futbollit francez.  Ndërkohë, kjo skuadër nuk është e vetmja, pasi bëhet fjalë edhe për të tjera ekipe që janë të gatshme të futen në përpjekje për shërbimet e futbollistit të Kombëtares. Në Bundesligën gjermane Eintracht Frankfurt mbetet një pistë e vlefshme për të ardhmen e futbollistit kuqezi. Ndërkohë, edhe në kampionatin turk ka një opsion të vlefshëm. Trabzonspor që po ndjek situatën e tij dhe është i gatshëm të futet te skuadra që ka në pronësi kartonin e Lenjanit dhe që e huazoi atë te Nante për një sezon. Momentalisht, vlera e kartonit të tij është rreth 400 mijë euro, por duke qenë shifra paraprake, skuadra franceze mund të kënaqet edhe me më pak se kjo shifër për të hequr dorë nga e drejta e pronësisë mbi kartonin e futbollistit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat