Istogu thellon krizën e Vëllaznimit, Rilindja 1974 ngjitet në vendin e dytë

Futboll

Istogu thellon krizën e Vëllaznimit, Rilindja 1974 ngjitet në vendin e dytë

Nga: K.Goca Më: 10 tetor 2026 Në ora: 16:56
Riilindja 1974

Vëllaznimi i Gjakovës ka pësuar një tjetër humbje në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, kësaj radhe në udhëtim ndaj Istogut, me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së nëntë.

“Rikthim i çmendur! Nga disavantazhi 0:2, djemtë tanë, në pjesën e dytë, e dominuan kundërshtarin me lojë, duke shënuar tre gola për një fitore të madhe kundër një skuadre mjaft të fortë siç është Vëllaznimi”, thuhet në reagimin e Istogut.

Fitore të rëndësishme ka regjistruar edhe Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit, e cila triumfoi me rezultat 1:0 në udhëtim ndaj Tefik Çangës së Tërnit.

Ndërkohë, Lepenci mori një pikë në udhëtim, duke barazuar pa gola, 0:0, me Suharekën.

Rilindja 1974 renditet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Vëllaznimi gjendet në pozitën e 11-të me 10 pikë.

Suhareka zë vendin e pestë me 13 pikë, aq sa ka edhe Istogu, i cili renditet në pozitën e shtatë. Lepenci ndodhet në vendin e 16-të me 8 pikë, ndërsa Tefik Çanga mbetet në fund të tabelës me vetëm 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat