Vedat Muriqi ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer, duke e ndihmuar Fenerbahçen të shënojë fitore 1:0 ndaj Shakhtar Donetskut në Londër.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ishte figura kryesore e takimit, pasi realizoi golin e vetëm në minutën e 56-të, duke i dhuruar fitoren skuadrës turke.
Muriqi ishte i rrezikshëm edhe në disa raste të tjera gjatë ndeshjes, duke dëshmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 86-të.
Paraqitja e shkëlqyer e sulmuesit të Kosovës u vlerësua edhe nga paneli i ekspertëve të UEFA-s, i cili e përzgjodhi atë si lojtarin më të mirë të ndeshjes.
“Golashënuesi që tregoi saktësi në përfundimin e aksioneve. Ai ishte pika referuese në sulm dhe ndryshues i rrjedhës së lojës”, ishte vlerësimi i UEFA-s për Vedat Muriqin.