Agon Elezi: Sikur të mos ishte e shkruar ta shënonim atë gol!

Futboll

Agon Elezi: Sikur të mos ishte e shkruar ta shënonim atë gol!

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:25
Agon Elezi

Maqedonia e Veriut po kalon një seri rezultatesh negative. 

Nën drejtimin e Goce Sedlloskit, ka tetë ndeshje pa fitore dhe 720 minuta pa shënuar gol.

Pas humbjes së fundit 3:0, këtë herë ndaj Zvicrës, në kampin e Maqedonisë mbizotëron zhgënjimi. Agon Elezi tha: “Gjynah, gjynah i madh, sidomos pas pjesës së parë të shkëlqyer.

Sikur të mos ishte e shkruar ta shënonim atë gol. Luajtëm kundër një përfaqësueseje shumë të fortë. Në pjesën e parë ishim të barabartë, madje ndoshta edhe më të mirë në posedimin e topit dhe në rastet e krijuara.

Dhuruam maksimumin, por as kjo nuk mjaftoi. Më vjen vërtet shumë keq për këtë popull që erdhi në numër të madh këtu, për të gjithë në Maqedoni, por mbi të gjitha për ne. Jemi një grup i mirë, të gjithë punojmë me ndershmëri, ndërsa pjesa e parë është një shpresë se më në fund gjërat do të fillojnë të shkojnë për mirë.

Shpresoj që së shpejti ta gëzojmë këtë popull”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat