Leverkusen e tepron me çmimin e lënë për Florian Wirtz

Futboll

 Leverkusen e tepron me çmimin e lënë për Florian Wirtz

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:46
Leverkusen

Florian Wirtz ka shpërthyer në këtë sezon me Leverkusenin.

Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 10 gola, por vlera e tij është rritur edhe më shumë për shkak të suksesit që ka arritur ekipi i Xabi Alonso.

Pasi fituan Bundesligën, tani kërkohet edhe triumfi në Europa League.

Të shumta janë klubet europiane që kanë kërkuar kartonin e Wirtz, por Leverkusen ka kërkuar një çmim stratosferik për largimin e tij. Jo pak, por 128 milionë euro kërkon ekipi gjerman për të lënë të lirë futbollistin e tyre.

Sigurisht, përtej vlerësimeve për një lojtar të kalibrit të Wirtz, një sezon shpërthimi nuk mund të arrijë kurrsesi në një shifër të tillë kartoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat