FFK: Për kurdisje të ndeshjeve, Jeton Gashi përjashtohet nga organizata e futbollit 

Futboll

FFK: Për kurdisje të ndeshjeve, Jeton Gashi përjashtohet nga organizata e futbollit 

Nga: K.Goca Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:05
Jeton Gashi

Goditje e rëndë për Jeton Gashin, përjashtohet nga futbolli. 

Pas përjashtimit të klubit të tij, Ulpiana nga Liga e Parë e Kosovës, grupi B, kryetari i këtij klubit përjashtohet nga organizata e futbollit.

Jeton Gashi dyshohet edhe për ndeshje tjera të kurdisura.

“Vendim i Komisionit Disiplinor dhe Etikës mori vendim për kryetarin e KF Ulpiana 1926.

"Jeton Gashi, kryetar i KF Ulpianës 1926 nga Lipjani, për kurdisje të ndeshjeve, dhe akuzave drejtuar ndaj organeve të FFK-së, si dhe shpifje dhe mashtrim të opinionit i shqiptohet masa disiplinore, ‘Përjashtim nga organizata e futbollit..

Jeton Gashi ka qenë i përfshirë në veprimtari të tilla edhe më parë, dëshmohet edhe nga ish-nënktyertari i Ulpiana 1926,  z. Lirion Kozhani në një intervistë televizive të dhënë më datën 21.04.2024, ku ai deklaroi se ‘z. Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana – Ferizaj për një shumë prej 15 mijë eurove, por ai dhe lojtarët tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt””, thuhet nga

Komisionit Disiplinor dhe Etikës. Ulpiana po përjeton ditët më të rënda si klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat