Napoli - Atalanta, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Napoli - Atalanta, publikohen formacionet zyrtare

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:50
Formacionet

Java e 29 e Serisë A ndiqet menjëherë me përballjen Napoli-Atalanta, dy skuadrat që zbresin në fushë mesditën e të shtunës në një sfidë direkte për zonën Champions të renditjes.

Vendasit e shohin Atalantën si “trenin e fundit” për të siguruar një vend në Europën që vlen, teksa çdo rezultat tjetër përveç fitores, ua shuan shpresat atyre dhe i detyron të ridimensionojnë objektivat.

Situatë e ngjashme edhe për Atalantën që ka vetëm dy pikë më shumë se Napoli, por një ndeshje më shumë për të luajtur dhe pikërisht kjo e bën edhe më interesante sfidën e sotme mes dy skuadrave.

Nuk mungojnë as mesazhet kundër racizmit, me publikun napolitan që rreshtohet në mbështetje të mbrojtësit brazilian Juan Jesus, i cili akuzoi disa ditë më parë Acerbin për fyerje me nota racore.

Trajnerët Calzona dhe Gasperini kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë, teksa është konfirmuar si titullar Rrahmani te Napoli, por është ulur në stol Gjimshiti te Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat