Xhemajli jashtë

Futboll

Xhemajli jashtë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:40
Egnatia

Trajneri Tetova nuk ka të gatshëm për ndeshjen e sotme me Kukësin qendërmbrojtësin Arbenit Xhemajli, i cili vijon të jetë i dëmtuar që prej sfidës me Skënderbeun.

Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën rrogozhinase.

Janë kthyer nga dëmtimi sulmuesi Mario Gjata dhe mesfushori Muhamed Lemina, ndërsa nga pezullimi rikthehet mbrojtësi Abdurrahman Fangaj.

Rrogozhinasit kanë marrë 9 pikë në 3 takimet e këtij sezoni kundër Kukësit dhe sot do të kërkojnë fitoren e 4-t.

Egnatia pritet të luajë në këtë ndeshje me rreshtimin 4-3-3, me Spahiun dhe Ibrahimoglu pas sulmuesit kryesor Montenegro, i cili shpreson të zhbllokohet në kampionat pasi 2 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat