Milan me ide të qarta për sezonin e ri

Futboll

Milan me ide të qarta për sezonin e ri

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:10
Pioli

Milan po mendon për të ardhmen, me drejtuesit e klubit që kanë nisur të projektojnë sezonin e ri.

“Kuqezinjtë” janë të fokusuar për të përforcuar dhe rindërtuar repartin e sulmit, pasi pritet të këtë zhvillime të rëndësishme, si në derën hyrëse po ashtu edhe në atë dalëse.

Me Giroud që duket drejt largimit, Milan pritet të hyjë në merkato më një buxhet prej 130 milion eurosh, pasi objektivat i ka të qarta.

Ndryshimi i formatit të Champions League, që do të sjellë më shumë të ardhura në rast kualifikimi, por edhe avancimi në Europa League dhe të ardhurat nga merkato e verës, u krijojnë mundësinë “kuqezinjve” të mendojnë seriozisht.

Emrat më të ndjekur janë Joshua Zirkzee dhe Viktor Gyokeres.

Lojtari i Bologna-s vlerësohet të paktën 40 milionë, ndërsa sulmuesi i Sportingut ka një klauzolë 100 milionë euro, por me hapësirë për të negociuar për më pak.

Me këtë të fundit, Milani synon të ecë përpara edhe fal Ibrahimovic, I cilia ka nisur kontaktet me suedezin, që duhet theksuar ka shumë admirues edhe në Premier League.

Po ashtu, edhe rruga që të çon të Zirkzee nuk është e lehtë, por drejtuesit e Milan-it janë të vendosur të provojnë gjithçka.

Një tjetër opsion, nëse njëri midis Gyokeres dhe Zirkzee dështon mbetet Benjamin Sesko, talenti i ri i Leipzig, duke treguar se Milan i ka idetë e qarta për sulmin e sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat