“Furia” kuqezi “flakë” edhe në Suedi, sa bileta janë shitur deri tani

Futboll

“Furia” kuqezi “flakë” edhe në Suedi, sa bileta janë shitur deri tani

Më: 24 mars 2024 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik).

Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit. Të njëjtën gjë tentojnë edhe nordikët, të cilët u mposhtën 5-2 nga Portugalia.

Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar, me ndeshjen që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta. Një pjesë e konsiderueshme nga tifozët shqiptarë.

Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy Kombëtareve.

Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë numërojnë një fitore. Miqësoren e vitit 2004 me rezultatin 2-1 (Skela, Aliaj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat