Hysaj nuk mund të përshtatet

Futboll

Hysaj nuk mund të përshtatet

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:18
Hysaj

Igor Tudor ka nisur menjëherë punën te Lazio, për të përçuar idetë e tij me shpejtësi, duke qenë se debutimi i programuar për më 30 mars i ka rezervuar një kundërshtar aspak të lehtë si Juventusi i Masimiliano Allegrit.

Kroati është një fans i skemës 3-4-2-1 dhe pikërisht mbi këtë ka nisur punën në qendrën stërvitore të bardhekaltërve, aty ku mungojnë një pjesë e futbollistëve për shkak të impenjimit me përfaqësueset përkatëse.

Tudor e ka bërë të qartë idenë e tij dhe Lazio e re do të luajë me 3-4-2-1, teksa ky rreshtim mund të penalizojë jo pak mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, që edhe kur “kuqezinjtë” drejtoheshin nga Edi Reja ka treguar se nuk përshtatet si duhet me këtë skemë.

Nën drejtimin e Sarrit, shqiptari aktivizohej shpesh, si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes me 4, por te rreshtimi me tre mbetet për t’u parë sa do të arrijë të përshtatet…

Vetë Tudor është shfaqur mjaft i kënaqur me cilësinë që ka gjetur në grupin e bardhekaltërve dhe ka vënë theksin te puna për të përçuar shpejt idetë e tij, në mënyrë që skuadra të jetë gati për debutimin më 30 mars ndaj Juventusit në “Olimpico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat