Prishtina ndeshet me Dritën për Kupë

Futboll

Prishtina ndeshet me Dritën për Kupë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:45
Pamje nga një ndeshje

Prishtina me Dritën për herë të 4-të në Kupë.

"Dy rivalët do të ndeshen në dy ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Republikës.

Dy kundërshtarët, nga viti 1999, janë takuar tre herë në përballjet për Kupë dhe gjithmonë triumfues ka dalë Prishtina.

Më 2002/03 në çerekfinale, Prishtina kishte triumfuar pas dy ndeshjeve, 2:1/1:1.

Më 2015/16, Prishtina kishte zhvilluar ndeshjen e fundit në stadiumin e qytetit para renovimit dyvjeçar duke triumfuar në finalen mitike me rikthim në rezultat, 2:1.

Përballja e fundit për Kupë ishte në 1/8 e finales në vitin 2021, në një ndeshje në “Fadil Vokrri” kishte triumfuar sërish Prishtina, 2:1.

Përndryshe kjo është gjysmëfinalja e 14-të e bardhekaltërve, në 13 paraprake vetëm 4 herë nuk ia ka dalë të kualifikohet në finale, më 2006/07 ndaj Trepçës ’89, ndaj Ferizajt më 2011/12 dhe në dy raste rresht ndaj Llapit, më 2021 dhe 2022.

FC Prishtina ka fituar 8-herë Kupën e Kosovës, 6-herë pas luftës dhe 2-herë para luftës", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat