Trajneri belg nuk dëshiron që De Bruyne ta rrezikojë Evropianin

Futboll

Trajneri belg nuk dëshiron që De Bruyne ta rrezikojë Evropianin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 18:41
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne nuk është thirrur për miqësoret e Belgjikës ndaj Irlandës dhe Anglisë, të planifikuara për 23 përkatësisht 26 mars.

Trajneri Domenico Tedesco ka zbuluar se vendimi për të mos e thirrur De Bruyne është marrë për shkak të situatës së tij me lëndimin. 

Sipas tij, De Bruyne duhet të përfitojë nga pushimi për të siguruar që të jetë në gjendje të përqendrohet në rikuperimin e tij dhe të jetë gati për sfidat e ardhshme.

"Në këtë moment nuk mund të rrezikojmë me shëndetin e lojtarëve tanë, sidomos me Kevinin. Është e rëndësishme që ai të rikuperohet plotësisht për të qenë në formë optimale për Kampionatin Evropian. Prandaj, e kemi lënë jashtë që të fokusohet në shërimin e tij me Manchester City", ka thënë Tedesco. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat