​Tifozët e Romës arrestohen para ndeshjes me Brightonin

Futboll

​Tifozët e Romës arrestohen para ndeshjes me Brightonin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 18:27
​Tifozët e Romës arrestohen para ndeshjes me Brightonin

Një pjesë e vogël e tifozëve të Romës thuhet se u arrestuan pasi shkaktuan probleme në fluturimin për në Angli, për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Brightonit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Amex” me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.

Roma fitoi ndeshjen e parë 4:0 dhe disa nga tifozët bënë fluturimin nga Roma në Londër mbrëmë, duke synuar më pas të vazhdonin udhëtimin me tren për në Brighton.

Megjithatë, “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se pesë ose gjashtë tifozë romak shkaktuan probleme duke ndikuar negativisht gjatë fluturimit dhe policia ishte aty për t'i takuar teksa dilnin nga avioni.

Shumica e rreth 1,500 tifozëve të Romës që e ndjekin ndeshjen po fluturojnë sot për ta shikuar atë nga afër. Të pranishëm në stadiumin “Amex” do të jenë edhe dy tifozët e Brightonit që u goditën me thikë gjatë udhëtimit për në Romë.

Fatkeqësisht, kjo nuk është një situatë e pazakontë në Romë, veçanërisht kur mbështetësit vizitorë janë anglezë dhe për këtë arsye supozohet se janë "huliganë" të gatshëm për përleshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat