​Harry Kane thyen dy rekorde të Bundesligës

Futboll

​Harry Kane thyen dy rekorde të Bundesligës

Më: 9 mars 2024 Në ora: 18:50
​Harry Kane

Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane e dëshmoi sërish veten, këtë herë kundër Mainz-it në “Allianz Arena”.

Në fitoren e madhe 8:1, anglezi shënoi het-trik. Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar 36 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është lojtari i parë që shënon katër het-trikë në ndeshje të ndryshme në sezonin e tij debutues në Bundesligë për Bayernin.

Kane është gjithashtu lojtari i parë që shënon më shumë se dy gola në tetë ndeshje të ndryshme në sezonin e tij debutues në Bundesligë për Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat